“Me bluzë të bardhë e tuta të zeza”! 5-vjeçari largohet nga gjyshja dhe humbet në Tiranë, apeli i policisë për qytetarët

Një fëmijë i mitur 5 vjeç ka humbur nga familjarët e tij pasditen e kësaj të enjte në kryeqytet dhe dyshohet se mund të jetë larguar në drejtim të paditur të zonës së Bryllit.

Sipas informacioneve të policisë, fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza

“Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit”, thuhet në njoftim.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Të Fundit