Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se qeveria e saj së shpejti do të miratojë masa të reja që do të vendosin një kufi për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë në vend.

Kjo ishte njoftuar më parë edhe nga Ministri italian i Arsimit Giuseppe Valditara. Kryeministrja italiane tha se prindërit e nxënësve të huaj me performancë të dobët akademike do të detyrohen të mësojnë italisht, ndërsa përdorimi i burkave dhe hixhabeve do të ndalohet në të gjitha shkollat ​​italiane.

“Italianët nuk duhet të ndihen si pakicë në shkolla, nuk mund ta pranojmë këtë “, theksoi Meloni, duke folur në festivalin rinor të partisë së saj “Vëllezërit e Italisë”.

Të Fundit