Macron reagon pas shuplakës: Asgjë nuk do të më ndalojë – Stop
Bota, Të Gjitha

Macron reagon pas shuplakës: Asgjë nuk do të më ndalojë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pasi u qëllua me shuplak nha një qytetarë gjatë një vizite që po zhvillonte sot në Francën juglindore.

Macron është shprehur në një intervistë për  gazetën ”Dauphiné Libéré”, presidenti francez u shpreh se çdo gjë është në rregull dhe se incidenti duhet vënë në perspektive.

Sipas tij bëhet fjalë për një incident të izoluar dhe që nuk duhet të zbehë pjesën tjetër të temave të rëndësishme që sipas tij prekin jetët e shumë personave.

“Ne duhet të respektojmë funksionet në Republikë dhe unë kurrë nuk do të heq dorë nga kjo luftë. Funksionet, sido që të jenë, janë më të mëdha se ne dhe nuk duhet të jenë objekt i një agresioni të veçantë. I shkrova kohët e fundit një prej kryetarëve të komunave të Drôme që ishte sulmuar. Në Republikë, ekziston liria e shprehjes, polemikat, liria e votës dhe pluralizmi demokratik që do të thotë se ne mund të ndahemi nga njerëzit të cilëve u japim një mandat rregullisht dhe që votojnë ligjet për ju. Përkatësia e kësaj është se nuk mund të ketë dhunë, as urrejtje, as në të folur dhe as në veprime. Përndryshe është vetë demokracia ajo që kërcënohet. “

A ju krijohet përshtypja se klima politike po përkeqësohet?

“Jo. Nuk do të doja që individë të izoluar ose njerëz që shkojnë në ekstreme të jenë në gjendje, në një farë mënyre, të bëjnë të harrohet pjesa tjetër. Populli francez është një popull republikan. Shumica dërrmuese e francezëve janë të interesuar në çështjet themelore. Në parim, unë do të jem i palëkundur, por le të mos lejojmë që fakte të izoluara, individë ultra të dhunshëm, pasi ka gjithnjë edhe në demonstrata, të zotërojnë debatin publik: ata nuk e meritojnë “.

Personalisht, nuk keni frikë?

“Jo. Përveç kësaj, unë vazhdova dhe përshëndeta njerëzit e pranishëm që ishin pranë zotërisë dhe bëra fotografi me ta. Unë vazhdova dhe do të vazhdoj. Asgjë nuk do të më ndalojë.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *