Luftimet në Izrael, goditje raketash pranë ambasadës shqiptare. Reagimi: Kjo situatë duhet të marrë fund – Stop
Bota, Të Gjitha

Luftimet në Izrael, goditje raketash pranë ambasadës shqiptare. Reagimi: Kjo situatë duhet të marrë fund

Duket se luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit po prekin dhe ambasadat. Ambasada austriake shkruan të “Twitter” se një goditje me raketë ka qenë shumë pranë godinës së tyre dhe të njëjtin fat duket se ka pasur dhe ambasada shqiptare në Izraelin qendror.

Është vetë ambasada që informon për sulmin.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.
Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Tëitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *