E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Kurti në New York: Qeveria do të angazhohet për kundërshtimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një bashkëbisedim me të rinjtë e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me temën “Between Here and Home”. Takimi u organizua nga grupet shqiptaro-amerikane ZANI, F’Oda dhe Columbia University Albanian Society.

Kurti ka bërë të ditur se në delegacionin e Kosovës, përveç anëtarëve të Qeverisë, janë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe deputeti Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, sipas Kurtit, është diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet ekonomike në Kosovë, sistemin e drejtësisë, barazinë gjinore dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe diasporës.

Kurti ka deklaruar se ekonomia e Kosovës është rritur me 5.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa ka thënë se papunësia është ulur nga 26 për qind në 10 për qind gjatë periudhës së qeverisjes së tij.

Një pjesë e diskutimit i është kushtuar edhe sistemit gjyqësor. Kurti ka thënë se nevojiten përmirësime të mëtejshme në integritet dhe performancë, duke iu referuar edhe kritikave të përfshira në raportet ndërkombëtare, përfshirë ato të Komisionit Evropian.

Kryeministri ka folur edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të mbështetur përpjekjet për kundërshtimin e këtij vendimi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se është e nevojshme një dakordim për një strategji shtetërore lidhur me reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë, si në mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërprerë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Beogradi zyrtar, edhe më shumë se 27 vjet pas përfundimit të luftës, vazhdon të përpiqet t’i fshehë këto krime.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑