Kryeministri holandez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtarë në Holandë, ku është takuar me homologun i tij i Holandës Mark Rutte.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Rutte theksoi se mbështes integrimin e Shqipërisë në BE.

Kryeministri i Holandës vlerësoi reformat e bëra, duke theksuar hapja e negociatave duhet të jetë shpërblimi më i mirë për Shqipërinë.

 “Ka qenë vetëm një kohë e shkurtër që ku u pamë në Bruksel që shkoi disi, aty BE ripohoi angazhimin e saj kundrejt rajonit, por edhe komentet e Ramës më pas, kishte të drejtë, ne duhet të bëjmë më shumë, po punojmë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, ka mbështetjen e plotë. Në mbështesin propozimin francez që heqjen e pengesave që po bllokojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe propozimi trajton të gjitha shqetësimet e mbetura, qeveria po i hedh një vështrim pozitiv propozimit, sa të kemi një ‘po’ pozitive Komisioni dhe Këshilli Europian, do të jenë shumë të lodhur ngushtë, dhe nuk do e lëmë këtë proces të kalojë, do të jemi në mbështetje të tij pas kalimit në parlament, po kështu do të jetë edhe një shpërblim i drejtë për punën e bërë nga qeveria e Ramës për reformat që po ndërmerr, Europa është më ë madhe se BE , diskutojmë dhe Ukrainën dhe jemi në mbështetje për Ukrainën, e vlerësojmë përpjekjen tonë të përbashkët në llogaridhënie dhe jam i lumtur që ka vënë sanksione ndaj Rusisë, kemi një shkëmbim tregtar, por në nivel të kufizuar dhe mund të bëjmë më shumë”, tha Rutte.

Të Fundit