“Keni xhaxhi Lulin aty”/Fëmijët në Kuvend, Rama për Berishën: Erdhi dhe gogoli (VIDEO) – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Keni xhaxhi Lulin aty”/Fëmijët në Kuvend, Rama për Berishën: Erdhi dhe gogoli (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vendosi të ndërpriste fjalën e tij pasi pa që një grup fëmijësh u futën në sallën e Kuvendit, për të ndjekur nga afër seancën.

Pasi u ul në vendin e tij, kryeministri filloi edhe komentet dhe t’i prezantonte fëmijët me deputetët, Fatmir Mediun dhe Lulzim Basha. Ndërsa pak sekonda më vonë në sallë u fut dhe kreu i PD, Sali Berisha, ku Rama nuk e ka kaluar këtë moment pa batutë.

“Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”,-u shpreh Rama

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *