Kanabis mes misrit, policia zbulon parcelat por nuk gjen dot pronarin

Një aksion antikanabis është zhvilluar ditën e sotme në Fier. Mësohet se forca të shumta policie kanë zbarkuar në fshatin Mullaji ku janë zbuluar parcela me kanabis.

Sasia e bimëve narkotike të dyshuara si canabis sativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Bimët narkotike, sipas burimeve konfidenciale nga policia e Fierit, janë gjetur në parcela në pjesën lindore te fshatit Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman.

Forcat policore kanë zbarkuar në fshatin rreth orës 12:00 të ditës së sotme dhe vijojnë aksionin për asgjësimin e bimëve. Abc mëson se sasia e bimëve narkotike është e konsiderueshme.

Sipas banorëve të fshatit Mujalli, bimët narkotike janë gjendur te mbjella mes sipërfaqeve me misër.

Po sipas këtyre burimeve, sipërfaqja e tokës ku është gjendur canabis sativa është tokë e dhënë me qira.

Nuk dihet se kush është i zoti i parcelës pasi nuk ka informacione se kujt ia ka dhënë me qira pronari i tokës.

Zona ku është gjetur canabis sativa ndodhet larg zonës së banuar

Të Fundit