Ish-ministri Lefter Koka lë qelinë, mbërrin në gjendje të rëndë në spital

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë qelinë e burgut dhe ka mbërritur në spital me probleme të rënda shëndetësore.

Sipas burimeve per media, Koka është transferuar në spitalin e burgut në gjendje të rënduar shëndetësore dhe me maskë oksigjeni.

Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan.

Koka akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Të Fundit