Ish-kreu i SHISH në arrest shtëpie, ministri Gogu: Përgjegjësia penale është personale

“Përgjegjësia politike është marrë nga qeveria me shkarkimin e Vlora Hysenit”.

Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, për gazetarët që e pyetën për implikimin e drejtueses së SHISH-it në mbrojtjen e Ergys Agasit, biznesmenit të arrestuar për llogari të dosjes së AKSHI-t

“Është çështje penale goxha aktive. Me sa kam dëgjuar, sot ka edhe një seancë paraprake për atë gjënë. Kështu që unë nuk mund të komentoj asgjë sa i përket një procesi penal. Ajo që unë mundet të them është që shteti i së drejtës duhet të funksionojë. Askush nuk mundet të fshihet nën mbrojtje politike. Por, nga ana tjetër duhet të sigurojmë që çdo person të mundet të ketë një proces të rregullt ligjor dhe të mundet që të mbrohet, të ketë të gjitha mjetet që duhet të mbrohet në një proces të rregullt ligjor. Përgjegjësia politike tashmë është marrë. Në krye të Shërbimit Informativ ka një drejtues të ri, derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Pra, përgjegjësia penale është individuale, individët janë përballë proceseve, kështu që unë nuk mundet të komentoj”, tha Gogu.

Të Fundit