Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen, plagosen 4 persona! Procedohet shoferi

Është proceduar këtë të martë një person pasi ditën e djeshme në autostradën “Tiranë-Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Sakaq, sipas raportimit të policisë nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar 4 shtetas, 3 prej të cilëve morën mjekim dhe dolën nga spitali, ndërsa 1 vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të Fundit