E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA
Lajme

Hoteli në bregdet, reagon ministrja Xhaçka: Investim privat, produkt i punës 30 vjeçare të bashkëshortit biznesmen i suksesshëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka iu përgjigj deputetit demokrat, Agron Shehaj lidhur me akuzat për ndërtimin e një hoteli në tokë publike në bregdetin e Jugut.

“Ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30 vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike! E dini se çfarë ka përfituar konkretisht? Se jam e sigurt që nuk e dinë as shumë nga kolegët e PD. Si investitor strategjik, ka fituar të drejtën për të pasur prioritet në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për marrjen me qira të plazhit përpara hotelit”, tha Xhaçka.

Sipas saj “një kontratë me kohëzgjatje 1 vjeçare, që duhet rinovuar çdo vit pranë bashkisë, dhe që do ta marrë njësoj si plot 1463 subjekte të tjera që shërbejnë në industrinë e turizmit nga Velipoja deri në Ksamil, me të njëjtat tarifa si të 1463 subjektet e tjera. Me pak fjalë, si investitor strategjik, që po investon miliona, që do të punësojë me dhjetëra punonjës, që do të sjellë turistë e do të prodhojë ekonomi e të ardhura për atë zonë e më gjerë, ka përfituar të drejtën të vërë shezllonet në plazh. Ka përfituar të drejtën, sigurinë juridike, që në plazhin përpara hotelit me 5 yje, për të cilin do të duhet të lidhë kontratë qiraje çdo vit, të paguajë tarifa çdo vit, dhe të cilën do t’ua vërë në dispozicion klientëve pa tarifë, siç ndodh në të gjithë botën, nuk do të mbijë ndonjë diskotekë a beach bar i radhës, nuk do të zhvendoset ndonjë i fortë i zonës dhe nuk do të ndodhin ato abuzime sporadike që ndodhin me administratorët lokalë që i lidhin kontratat e qirave edhe sipas qejfit, duke shkaktuar edhe konflikte siç kemi parë shpesh”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑