Pas më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të vitit 2021, tetë efektivë policie janë vënë nën akuzë në lidhje me ngjarjen.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha, i cili shprehet se ish-drejtori i policisë dhe Prokurori i Elbasanit duhet të vihen para drejtësisë pasi sipas tij, kanë gënjyer për të fshehur të vërtetën e ngjarjes.
Basha thekson se policia në Elbasan është vënë në shëbim të bandave.
“Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën. Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima”,-shkruan Basha.