E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Lajme

Gjenocidi serb në Srebrenicë, Basha: Serbia të kushtëzohet, të kërkojë falje për viktimat në Kosovë dhe Bosnje

Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Tirana zyrtare duhet t’i vendosë kushte Serbisë të kërkojë falje dhe të pranojë krimet e kryera në Ballkan për tu integruar plotësisht.

Duke folur në Parlament gjatë diskutimit të projekt rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, Basha tha se çdo qëndrim tjetër do të konsiderohej inkurajim që i bëhet Beogradit për fshehjen e krimeve në rajon.

Një vit më parë teksa përkujtonim përvejtorin e masakrës së Srebrenicës, kërkova që vendi ynë të kishte kurajon të dënonte me një rezolutë krimet si dhe genocidin serb në Kosovë. Sot është koha për të gjetur forcën për ti vënë emrin masakrave në Ballkan të shovinizmit serb. Që e shkuara të mos harrohet, duhet të tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është pranimi i të shkuarës.

Që Serbia të integrohet plotësisht në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes, me pranimin e krimeve. Që e shkuara të mos harrohet dhe që të mos lejojmë që faktet alternative të kurdisura nga propaganda hileqare dhe mohuese të ndryshojnë sipas orekseve politike apo konjukturave të momentit duhet ti tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është vetëm përmes pranimit të së shkuarës, pranimit të vërtetës.

Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë e inkurajon kryeneçësinë e drejtuesve të saj në përpjekjet e hapura dhe të fshehura për rishikimin e dënueshëm që po shfaqin karshi krimeve të së kaluarës.

 

Shpesh viktima po shitet si aggressor siç po ndodh me komandantët e Kosovës në Hagë. Kushdo që ka kryer krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot është koha që bashkë me aleatët tanë euroatlantikë të veprojmë shpejt. Sot është koha, nesër mund të jetë vonë.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑