E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

“Gaza në prag të zisë së bukës”, Izraeli refuzon paralajmërimet e ekspertëve

Izraeli ka refuzuar një paralajmërim të një grupi ndërkombëtar ekspertësh të sigurisë ushqimore për një zi buke në disa pjesë të Gazës veriore, ku lufta me grupin militant palestinez Hamas vazhdon.

“Fatkeqësisht, hetuesit vazhdojnë të mbështeten në të dhëna të fragmentuara, të njëanshme dhe burime joserioze me interesa të veta”, tha ushtria në një deklaratë.

Komisioni i pavarur FRC njoftoi dje në një paralajmërim të rrallë se ka një probabilitet të lartë të urisë në pjesë të Gazës veriore dhe se kërkohet veprim i menjëhershëm nga palët ndërluftuese për të zgjidhur situatën katastrofike.

Ushtria izraelite tha se kishte shtuar përpjekjet e ndihmës, duke përfshirë hapjen e një kalimi shtesë dje.

Gjatë dy muajve të fundit, 39,000 kamionë që transportonin më shumë se 840,000 ton ushqime kanë hyrë në Gaza, sipas ushtrisë, dhe takime të përditshme mbahen me Kombet e Bashkuara, e cila ka 700 kamionë në gatishmëri.

Me disa kritikë që flasin për një plan për të lënë në uri Gazën veriore, aleati kryesor i Izraelit, SHBA, ka lëshuar një ultimatum për të përmirësuar situatën humanitare brenda disa ditësh ose do të përballet me kufizime të mundshme në bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑