FOTO LAJM/ Erdogani dhe Putini bëhen bashkë në Teheran

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u kërkuar liderëve të Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Ayatollah Ali Khamenei, mbështetjen e tyre të plotë teksa Ankaraja lufton “terroristët” në Siri, shkruan Al jazeera.

Komentet e Erdoganit në një samit në Teheran kanë ardhur pas disa javësh paralajmërimesh se Turqia mund të nisë shumë shpejt një sulm të ri ushtarak në rajonet veriore të vendit të shkatërruar nga lufta.

Moska dhe Teherani kanë mbështetur qeverinë e Damaskut në konfliktin sirian, derisa Ankaraja ka mbështetur rebelët sirianë. Si Rusia, ashtu edhe Irani, kanë vendosur trupa ushtarake në disa zona të Sirisë, të cilat janë cilësuar si shënjestra të mundshme në sulmet e reja të Turqisë.

Erdogan akuzon militantët kurdë për përdorim të rajonit kufitar si stacion për kryengritje me dekada kundër shtetit turk. Erdogan ka përmendur se Turqia  gjithashtu faktin se ka nënshkruar një marrëveshje me Moskën dhe Uashingtonin më 2019, në të cilën të dyja vendet do të ndihmojnë në largimin e militantëve kurdë, 30 kilometra larg kufirit Siri-Turqi.

“Kjo gjë ende nuk ka ndodhur”, ka thënë Erdogan.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka thënë Erdoganit se ofensiva turke do të ishte e “dëmshme” për rajonin. PKK është shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Bashkimi Europian.

Megjithatë, dega siriane e PKK-së ka luajtur rol kyç në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri.

“Duhet të kuptohet qartë se nuk ka vend për organizatatat terroriste në të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste në të ardhmen”.

Të Fundit