Fier/ 35-vjeçarja i vjedh fotot vajzës, hap profil në emër të saj në rrjetet sociale dhe i ofendon të afërmit

Një 35-vjeçare është proceduar penalisht në Fier, pasi ka hapur llogari në rrjetet sociale në emër të një vajze .

Sipas policisë 35-vjeçarja komunikonte në rrjetet sociale nëpërmjet llogarisë që kishte krijuar me foto e vajzës me të afërmit e saj dhe i fyente ata.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 35 vjeçe, banuese në Tërbuf, Divjakë, pasi dyshohet se ka hapur me gjeneralitetet dhe fotot e shtetases R. H., një llogari në rrjetet sociale, përmes të cilës komunikonte me të afërmit e shtetases R. H. dhe e fyente atë.

Të Fundit