Fëmijët po bënin zhurmë poshtë ballkonit, gjyshja 77-vjeçare merr pushkën dhe..

Itali- Protagonistja e historisë është një pensioniste 77-vjeçare e denoncuar nga karabinierët për mbajtje të armëve dhe municioneve.

Sipas saj, fëmijët që kishin zgjedhur të luanin në rrugë poshtë shtëpisë së saj në mbrëmje, po bënin shumë zhurmë duke e shqetësuar. Për këtë arsye, një gjyshe mbi të shtatëdhjetat e ka parë të arsyeshme t’i qortojë dhe për t’i bindur të largohen, i ka zbritur poshtë të miturve e armatosur me pushkë.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në rrugët e Licodia Eubea, një qytet i vogël Katania(Itali)

Disa kalimtarë që panë skenën e pabesueshme të gjyshes, e cila me armë në dorë qortonte fëmijët e frikësuar dhe thërriste karabinierët.

Një patrullë nga stacioni i policisë ndërhyri menjëherë në vend duke i kërkuar shpjegim plakës që pranoi se e kishte armën dhe se ua kishte treguar atë disa djemve që po luanin në rrugë, duke i siguruar policët se arma ishte e shkarkuar.

Gjyshja shpjegoi se ata ia prishën qetësinë me zhurme dhe për këtë arsye ajo vendosi ti trembte fëmijët.

Kur karabinierët kanë hyrë në shtëpinë, në të cilën në atë moment ndodhej edhe djali, arma ishte ende e mbështetur pas një mobilie në dhomën e gjumit.

Policia ka verifikuar se gruaja mban rregullisht pushkën 12-mash së bashku me një pushkë tjetër identike dhe 80 gëzhoja të të njëjtit kalibër, nga të cilat, megjithatë, ka raportuar se nuk i posedonte, si rezultat i një dhurimi të vjetër prej babait të saj. Për këtë ajo u denoncua për mbajtje të armëve në shtëpi.

Të Fundit