E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Lajme

“Fëmija doli gjallë, gjyshja tha kam qenin brenda dhe harroi djalin”, çfarë thonë fqinjët për zjarrin ku humbi jetën foshnja 6-muajshe

Fqinjët kanë treguar momentet e para të zjarrit në një banesë private pranë maternitetit, ku humbi jetën foshnja 6-muajshe.

Sipas tyre, në banesë jetonin gjyshja, vajza e saj dhe nipi 6-muajsh. Por në momentin e zjarrit ishin vetëm gjyshja Janulla Lilaj dhe nipi.

Fqinjët tregojnë se foshnja u nxorr gjallë nga banesa që ishte përfshirë nga flakët, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

“Janulla jetonte me gocën që kishte këtë fëmijën 6-muajsh. Goca ishte e divorcuar, por ishin familje që nuk trazonin. Qante çuni i vogël me ulërima, foshnja, deshi goca të hynte brenda me ujë, por e pamundur.

Janulla doli e para. Çfarë ke, i tha një çun. Kam qenin, e harroi djalin. Pastaj u kujtua, është djali. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe.

Kur kam dalë unë, tymi shtëllunga-shtëllunga deri te sheshi “Shtraus”. Kur dolëm ne, goca mori urgjent zjarrfikësen. Kur e kanë nxjerrë çunin, po dridhej dhe qante. Fëmija ishte gjallë kur doli. Por kishte vdekur në spital”, tregon një banore e lagjes.

Zjarri në banesë ra mbrëmë rreth mesnatës. Zjarrfikësit dhe grupi hetimor janë duke punuar për të zbuluar shkaqet. /tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑