E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Erion Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, dërgohet në spital

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pësuar një dëmtim në këmbë teksa luante futboll në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet prej shkurtit të vitit 2025.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë. Pas dëmtimit, Veliaj është dërguar në një spital privat në Tiranë, ku ka kryer një grafi dhe më pas këmbën e ka vendosur në allçi.

Veliaj ndodhet në paraburgim ndërsa ndaj tij po zhvillohet gjyqi në themel. SPAK e akuzon për 13 vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Veliaj i ka mohuar akuzat.

Më 15 shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit në burg ndaj kryebashkiakut.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑