EMRI/ Kush është 40-vjeçari që iu bë atentat në Vlorë, u qëllua nga një makinë në lëvizje mbi 10 herë…

 Një atentat i mirëorganizuar i ka marrë jetën një 40-vjeçari në qytetin e Vlorës. Viktima është identifikuar si Bledar Birçaj.Ai udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X5” me targa AA 797 CS kur iu bë pritë nga persona të paidentifikuar dhe u qëllua me armë në lagjen “Hajro Çakëri” të qytetit bregdetar. Ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi.

 Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Bledar Birçajt në Vlorë mesditën e sotme (10 maj).

Po ashtu, mësohet se Bledar Birçaj është edhe pronari i një lokali të njohur në zonën e Lungomares në Vlorë.SI NDODHI VRASJA

Ngjarja u regjistruar rreth orës 13:15 në lagjen “Hajro Çakërri”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan mbi 10 herë në drejtim të makinës “BMW” ku po udhëtonte 40-vjeçari Bledar Birçaj dhe një person tjetër. Birçaj u transportua në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë u raportua se policia u vu në ndjekje të një automjeti, që dyshohet se mund të ketë qëlluar në drejtim të BMW-së.

Të Fundit