Elon Musk i kërkon falje shoku të ngushtë: “Më fal që fjeta me gruan tënde”

Elon Musk i ka kërkuar falje në gjunjë bashkëthemeluesit të Google, për lidhjen e shkurtër që pati me gruan e tij.

Gjithçka ndodhi në një festë në fillim të këtij viti, shkruan Wall Street Journal.

Sergey Brin raportohet se e ka pranuar faljen, megjitatë dy manjatët e teknologjisë nuk janë më miq dhe nuk i flasin njëri-tjetrit.

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, u divorcua nga gruaja e tij në janar, pasi mësoi për lidhjen e saj me Elon Musk.

Lidhja e Musk me gruan e Brin, Nicole Shanahan, nisi në shfaqjen e artit Art Basel në Miami në dhjetor 2021. Burimet i thanë Journal se Brin dhe çifti Shanahan ishin të ndarë në atë kohë, por ende jetonin së bashku.

Brin paraqiti kërkesë për divorc në janar, duke e motivuar kërkesën për prishjen e kurorës me “dallimet e papajtueshme” me partneren. Në muajt në vijim, burimet thanë se marrëdhënia e tij me Musk ishte e tensionuar dhe Brin udhëzoi këshilltarët e tij financiarë që të shesin investimet e tij në bizneset e ndryshme të Musk. Midis tyre përfshin Tesla, në të cilën Brin investoi 500,000 dollarë në 2008.

Lidhja e raportuar ndodhi kur Musk ishte ndarë me të dashurën e tij, Grimes. Të dy kanë dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lindur gjatë kohës kur Musk ishte në lidhje me Shanahan. Një muaj më parë, nëntor 2021, Musk u bë baba i dy binjakëve me një nga drejtueset e tij më të larta, Shivon Zilis.

Të Fundit