Në media, ditën e sotme u diskutua për shpenzimet mesatare që kanë familjet shqiptare për shkollën, që nga ato të klasës së parë e deri te gjimnazistët.
Ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi, është shprehur se për një vit shkollor kostoja për një fëmijë është 2 milionë lekë të vjetra.
Ajo theksoi se arsimimi është një nga arsyet që çiftet shtyjnë lindjen e fëmijëve.
“320 mijë lekë në muaj kampi. Për 12 muaj në ciklin fillor të shkon shpenzime 1.750 mijë lekë. Kjo është arsyeja që çiftet po shtyjnë lindjen e fëmijëve”- tha ajo.