E shantazhonte që mos i publikonte fotot dhe i merrte para, merr fund makthi i 22-vjeçares në Tiranë, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili përndiqte një shtetase dhe e shantazhonte që t’i jepte para, në mënyrë që mos i publikonte foto dhe video që dispononte.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë shuma të ndryshme parash dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar”, bën me dije policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shantazho” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit