E kishte marrë me qira,shtëpi bari në një pallat në Durrës,në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte marrë me qera një apartament të cilin e kishte përshtatur si “shtëpi bari” është vënë në pranga nga policia.

Autoritetet bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent” të zhvilluar më datë 13 dhjetor 2021 , për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, zbuluan në katin e dytë të një pallati, një apartament të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e marrë me qira prej tij dhe të shkatërruar nga efektivët, më datë 13 dhjetor 2021.

Gjatë aksionit u gjetën dhe u sekuestruan, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit