Dyshime për drogë në Portin e Durrësit, arrestohen 20 persona. Çfarë u zbulua?

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me dyshimet se një sasi droge mund të jetë hequr nga një kontejner në Portin e Durrësit, pasi ishte rezultoi se ishte hapur para kontrollit.

Mësohet se për këtë rast policia ka arrestuar 20 persona, ndërsa po bën verifikimet e kamerave të sigurisë për të zbuluar pse kontejneri i ngarkuar me banane, ishte dhe i paplumbosur .

Arrestimi i tyre është bërë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”.

Pasi është hapur kontejneri, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontejner mungonin arka me banane.

Arrestohen në flagrancë shtetasit;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– J. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

– G. H., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durresit;

– A. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;

– S. P., 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– A. Q., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– K. D., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– M. D., 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– K. L., 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– Sh. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. Xh., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– V. K., 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– R. B., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;

– A. B., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

– Gj. D., 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– Sh. E., 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Siguriseëë Portuale, në Portin e Durresit;

– P. T., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

– A. M., 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;

– N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të persnave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit