E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

“Do t’ju tregoj si i ndihmova të pastronin para”, ekzekutohet eksperti i kriptomonedhave në Brazil!

Një biznesmen brazilian, me lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin Guarulhos në São Paulo.

Antônio Vinicius Gritzbach kohët e fundit kishte arritur një marrëveshje me prokurorët, ku do të pranonte fajësinë si dhe do t’i jepte drejtësisë informacion në lidhje me Primeiro Comando da Capital (PCC) ose Komandën e Parë të Kapitalit.

Ai, një ekspert kriptomonedhash, do t’i tregonte zyrtarëve si e ndihmoi grupin të pastronte miliona dollarë.

Për këtë shkak ai u kërcënua nga banda.

Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë filmuar momentet kur dy persona me kapuç dolën nga një makinë me automatikë dhe filluan të qëllonin jashtë terminalit të aeroportit.

Gritzbach, hodhi çantën dhe u përpoq të ikte, por u qëllua shumë herë dhe vdiq në vendngjarje.

Raportet në mediat braziliane sugjerojnë se ai dikur konsiderohej si një “lojtar” kyç në operacionin e bandës.

Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, Gritzbach kishte premtuar se do të ndihmonte hetuesit të gjenin anëtarët e tjerë dhe të dorëzonin dokumentet.

Në këmbim, prokurorët e São Paulo thuhet se i kishin ofruar Gritzbach një falje gjyqësore dhe një ulje të dënimit të tij për akuzat për pastrim parash./BBC

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑