E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

Djali i Khaled Hossein kthehet në vajzë, shkrimtari: “Jam një baba krenar që tani kam dy vajza”

Khaled Hosseini, autori afgano-amerikan që ka shkruar librin “Gjuetari i Balonave” dhe “Një mijë diej vezullues” shkroi në rrjetin e tij social se djali i tij 21 vjeçar, Haris nga dje është një vajzë.

Në një postim të përzemërt që bënte bashkë 2 imazhe yë të birit, shkrimtari shkruante: Dje vajza ime Haris u shfaq si transgjinor. E di udhëtimin e Haris që nga viti i kaluar dhe e kam parë atë të lundronte në disa momente personale shumë të vështira. Tranzicioni është një nismë kaq e ndërlikuar – emocionalisht, fizikisht, socialisht, psikologjikisht por Haris e ka përballuar çdo sfidë me elegancë, durim dhe mençuri. Më tej, ai thotë se është krenar si baba që tani nuk ka një por dy vajza të bukura.

“Si baba, nuk kam qenë kurrë më krenar për të. Jam i kënaqur që tani nuk kam një por dy vajza të bukura. Mbi të gjitha, unë jam i frymëzuar nga frika e Harisit, guximi i saj për të ndarë me botën veten e saj të vërtetë. Ajo më ka mësuar mua dhe familjen tonë shumë për trimërinë, për të vërtetën. Për atë që do të thotë të jetosh në mënyrë autentike. E di që ky proces ishte i dhimbshëm për të, i mbushur me pikëllim dhe ankth. Ajo është e vetëdijshme ndaj mizorisë që i nënshtrohen çdo ditë njerëzit trans, por ajo është e fortë dhe e patrembur,”- tha ai. Romancieri e përmbylli postimin duke shkruar se e do Haris, tashmë një grua e bukur e mençur dhe e shkëlqyer.

“E dua vajzën time. Do të jem pranë saj në çdo hap, ashtu si edhe familja jonë. Është një privilegj ta shikosh atë të hyjë në botë si një grua e bukur, e mençur dhe e shkëlqyer që është. Zoti e bekoftë.” Fansat e tij e përgëzuan për miratimin dhe pranimin e rrugëtimit të Harisit.

 

https://www.instagram.com/p/Cf7zhxTsz0J/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑