“Diskreditoi figurën e gjyqtarit”, ILD kërkon pezullim dhe shkarkim të Enkeleda Kapedanit – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Diskreditoi figurën e gjyqtarit”, ILD kërkon pezullim dhe shkarkim të Enkeleda Kapedanit

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani

Bëhet me dije se sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Zoti Metani ka shfrytëzuar për herë të parë mekanizmin ligjor të pezullimit të një magjistrati ndërsa ndodhet në hetim disiplinor.

Kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social ‘tik tok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “tik tok”. Në një reagim, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i cilësonte “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit” duke shtuar se “qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal”.

Pas publikimit të videove, Gjonaj kërkon që të merret masa e duhur ndaj gjyqtares, si dhe t’i hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *