E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Lajme

Detaje nga krimi në Elbasan/ Gruaja e çoi në gjyq për dhunë, burri ish-polic e qëlloi me thikë dhe më pas me kallashnikov para…..

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi Elbasanin, ku burri vrau bashkëshorten e tij.

Mësohet se gruaja, kërkonte urdhër mbrojtje nga bashkëshorti, por ish polici i mori jetën duke e masakruar me thike dhe qëlluar për vdekje me kallashnikov.

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin u shënua mesditën e kësaj të enjteje pranë gjykatës. Bashkëshortët Koço dhe Liljana Buzo përkatësisht 58 dhe 54 vjeç ishin duke iu drejtuar gjykatës se qytetit ku do të mbahej seanca për ish-policin, pasi e shoqja e kishte denoncuar për dhune dhe kërkonte urdhër mbrojtje ndaj tij.

Veçmas nga njeri-tjetri bashkëshortet ishin duke ecur drejt gjykatës, por 58-vjeçari i cili ishte duke e ndjekur të shoqen e ndaloi atë dhe pas konfliktit verbal që patën e qëlloi me thikë dhe me pas edhe me kallashnikovin që kishte me vetë duke e lënë të vdekur ne vend. Po ashtu te plagosur mbeten edhe 2 persona të cilët ndërhynë për të neutralizuar agresorin.

Njërin prej tyre e kapën plumbat në këmbë dhe tjetrin në dorë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në banesë. Autori i krimit, 58-vjeçari Koço Buzo u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia sekuestroi armën e zjarrit tip kallashnikov dhe thikën me të cilën ai qëlloi gruan.
Mësohet se konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme për motive xhelozie. Ishte kjo edhe arsyeja qe 58-vjeçari Koço Buzo ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, e cila kërkonte t’i jepte fund, por burri nuk ndali derisa i mori jetën asaj.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑