E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

“Bonusi nuk është për fushatë”, Erion Braçe për projektbuxhetin e 2025

Në vijim të diskutimeve për projekt buxhetin 2025, përmes fakteve dhe shifra ish-zëvendës kryeministri socialist Erion Brace rrëzoi pretendimin e opozitës se bonusi dhjetorit dhe një tjetër në pranverë për pensionistët janë blerje vote.

“Në 2014 është dhënë bonus 3 mijë lekë për kryefamiljarët dhe 2 mijë lekë pensionistët e tjerë. Në 2016, 6 mijë lekë për kryefamiljarët dhe 2 mijë lekë për pensionistët. Në 2017, 3 mijë lekë për të gjithë, në vitin 2018, 5 mijë lekë për të gjithë, dhe 2022, 5 mijë lekë një herë, 6 mijë lekë herën e dytë, 8 mijë lekë herën e tretë, 3 mijë lekë herën e katërt… në 2023 5 mijë lekë për kryefamiljarët, 5 mijë lekë për pensionistët e tjerë dhe 5 mijë lekë për ata që kishin një invaliditet”, tha ai.

Sipas Erion Braces shuma totale e bonuseve për pensionistët nga tre qeveritë socialiste është me vlerë 540 milion euro.

“Skema që prezantoi kryeministri këtu natyrisht i jep shpresë atyre njerëzve që nuk mund t’i gënjejnë burra e gra, që dalin andej matanë dhe u thonë që do ua rrisim pensionet, por ne i paguajmë sigurimet mbi 40 mijë lekë, mashtrues ordinerë që duan të grabisin sa më shumë në kurriz të atyre njerëzve”, vijoi më tej.

Për subjektin e tij të preferuar njerëzit që punojnë tokën Erion Brace bëri këtë koment. “Mua me vjen shumë mirë që keni nisur të flisni për bujqësinë, se kur flisja unë, ju thonit prapë me shalqinin merresh?! Shumë mirë që po flisni, por dëgjova një gënjeshtër të madhe, the çmimi i imputeve bujqësore është rritur me tre herë. Çmimet kanë rënë nuk janë më ato që ishin”, tha Braçe.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑