E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Lajme

“Berisha të mos e marrë personale”, ambasada britanike: Kemi shpallur edhe të tjerë…

Ambasada britanike në Tiranë reagoi pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në faqen e saj në Facebook përcillet një deklaratë e kreut të këtij misioni diplomatik, Alastair King-Smith, e cila lë të kuptohet qëndrimin e se Londra nuk po shënjestron në mënyrë të veçantë politikanin veteran.
Komentet e ambasadorit në fakt, i referohen qartazi masave të ndërmarra nga qeveria britanike kundër disa shtetasve të lidhur me krimin e korrupsionin, e kjo sic tha ai për një media shqiptare, është vetëm vala e parë.

“Unë dua ta siguroj publikun shqiptar që ne nuk kemi shënjestruar ndonjë parti politike, grup politik apo ndonjë grup tjetër. Kjo është një qasje e mirëekuilibruar. Kjo qasje synon individët dhe lidhjet e tyre tejet të qarta me krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, qasja merr parasysh çdo rast individual nëse individët kontribuojnë në të mirën publike të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Alastair King-Smith, ambasadori britanik në Shqipëri.
Ish-kryeministri e njoftoi vetë sot shpalljen non Grata nga Britania e Madhe me pretendimin për lidhje me grupe të krimit të organizuar.
Anglia bëhet kështu vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës qe e shpall të padëshiruar Sali Berishën.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑