Berisha për protestën: Tirana do derdhet në shesh.Rama s’ka ikur, por do largohet

Berisha fton shqiptarët në protestë në 7 korrik në orën 19:00: Tirana do të derdhet në shesh, Rama nuk ka ikur, por do largohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën që do të zhvillohet më 7 korrik. Ai u shpreh se protesta do të bëhet në Tiranë në orën 19:00.

“Qytetarët duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Tirana e tëra do të derdhet në shesh. Do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit”,-tha Berisha.

Pyetje: Ku do të zhvillohet protesta?

Berisha: Para shqiptarëve e do protestohet ndaj qeverisë, parlamentit, me vendosjen e monizmit kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare.

Pyetje: Do jetë protesta e vetme që do mbahet gjatë verës?

Berisha: Një grup ekspertësh po punon për stemën. Do vendoset, se ju e patë që aty u krijua dhe lindi aty buroi nga shpirti e zemra një koalicion i paparë me shoqërinë civile.

Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar protesta por data i është lënë nderi se ishte një takim me shoqërinë civile se kjo s’është protestë vetëm e PD por data duhet të gjente miratim të plotë nga shoqëria civile. Rama nuk ka ikur por Rama do largohet.

Të Fundit