E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Lajme

Atentat në mbikalimin e Fushë Krujës, vriten 3 persona

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në mbikalimin e Fushë Krujës.

Burime për Tvklan.al bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur 3 persona. Të njëjtat burime raportojne se ka ndërruar jetë Diklen Vata, ndërsa 2 viktima të tjerë nuk janë identifikuar ende pasi trupat e tyre janë shkrumbuar në makinën e cila ka shpërthyer në flakë.

Sipas të njëjtave burime, makina në fjalë është qëlluar nga një mjet tjetër në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave, makina ka marrë flakë. Deri më tani janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në skenën e krimit ka shkuar policia.

Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur postblloqe me qëllim kapjen e autorëve, të cilët mbeten të paidentifikuar./tvklan.al

 

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑