Ambasada amerikane: Shqipëria rrezikon sulm në samitin për Iranin në Durrës

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Samiti do të zhvillohet në datat 23 dhe 24 korrik në Durrës.

Në samit marrin pjesë anëtarë të opozitës iraniane MEK, një pjesë e të cilëve jetojnë në Shqipëri.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin këtë samit, të ndjekin lajmet në mediat lokale, të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët.

Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.

Të Fundit