E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA

ALEAT nuk paguan faturën, OSHEE i pret energjinë, kolaps prej 48 orësh në Vlorë

Prej dy ditësh në zyrat e ALEAT në Vlorë nuk ofrohet shërbim për shkak te mungesës së energjisë elektrike. Qytetaret shprehen se edhe pse kane paguar për pasaportën e shpejtë prej dy ditësh askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.

“Kemi që dje, erdhëm na thanë për 10 minuta, kemi që dje akoma.na thanë ka problem teknik dhe po presim tani.”

“Më thanë do presësh për momentin. E pyeta sa do pres, tha 2-3 orë, nuk e dimë. Kishte ndezur telefonin dhe numëronte fletët. I thashë ku e ke gjeneratorin. Nuk kanë energji, ja kanë prerë se nuk kanë paguar dritat.”

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE nga ALEAT një debit i papaguar në vitin 2020 është bërë shkak asokohe për prerjen e energjisë elektrike, e cila po sipas OSHEE është rilidhur në mënyrë të paligjshme sërish nga ALEAT e për këtë nga OSHEE kjo zyre është gjobitur.

Gjobë e cila rezulton e papaguar deri ne këto momente. Kjo ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë duke lënë qytetaret pa shërbim prej dy ditësh ndërsa nuk dihet se çfarë do te ndodhë në vijim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑