E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Akuzohet se vidhte të moshuar përmes mashtrimit, pranga shqiptarit në Greqi

Policia greke publikoi detajet e një 50-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua më 1 nëntor për vjedhje ndaj të moshuarve në zonën e Kalamariasë. Pas Urdhrit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik, bëhet e ditur se 50-vjeçari i proceduar penalisht për veprat penale të vjedhjes në seri, mashtrimit kompjuterik dhe mashtrimit është Lulzim Bullari nga Papëri i Elbasanit.

50-vjeçarit u arrestua nga efektivë të ekipit të DIAS dhe nga hetimet kishte rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej personave të moshuar dhe duke u prezantuar si zanatci, sipas rastit, i bindi që të ndërmerrnin punë me çmime gjoja atraktive, ndërsa për të finalizuar marrëveshjen propozoi që të shkonte për kontroll në vendin ku do të zhvillohej puna.

Aty, në banesat e të moshuarve, 50-vjeçari, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së viktimave dhe ka vijuar me vjedhjen e shumave të parave apo edhe kuletave.

Në total ai akuzohet për të paktën katër vjedhje me një shumë prej 2020 euro.

Në këtë kuadër, policia greke i ka bërë thirrje qytetarëve të kontaktojnë në numrat e telefonit 2310-029470 dhe 2310-455400 të Departamentit të Sigurisë Kalamaria, për dhënien e çdo informacioni përkatës, për të denoncuar raste të reja.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑