A është Putin sëmurë? Përgjigjet shefi i CIA-s

Të shumta kanë qenë spekulimet nëse presidenti rus Vladimir Putin është apo jo i sëmurë.

 Kreu i Inteligjencës amerikane CIA-s William Burns heq çdo dyshim duke konfirmuar se shefi i Kremlinit  është në gjendje të mirë shëndetësore.

Media të shumta raportonin se 69-vjecari mund të vuante nga kanceri,

Shefi i CIA-s shprehet se nuk ka asnjë të dhënë që e vërteton një gjë të tillë e madje shton se Putin është shumë i shëndetshëm.

“Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe mund të themi se ai është plotësisht i shëndetshëm,” tha zoti Burns në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado duke shtuar se ky nuk ishte një qëndrim zyrtar i inteligjencës.

Burns, i cili ka shërbyer si ambasador në Moskë, tha se ai kishte vëzhguar liderin rus për më shumë se dy dekada.

“Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe.  beson se çelësi për ta bërë këtë është të rikrijojë një sferë ndikimi në fqinjësinë e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa kontrolluar Ukrainën” theksoi zyrtari.

Komentet e Burns erdhën pasi SHBA bëri me dije se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë. Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë.

Të Fundit