“Donin t’me benin 7 milione leke bingo” OSHEE i merr godinen me qira, ikin pa paguar

Jemi në Tepelenë, ku qytetari Gëzim Lika denoncon një faturim të pazakontë nga OSHEE për një objekt, që ia kishte dhënë me qira vetë OSHEE-së për periudhën prill 2015 – prill 2017.Pas largimit të OSHEE-së nga objekti, Lika thotë, se nisën t’i mbërrinin fatura të majme energjie, që në total arrijnë rreth 21 milionë lekë të vjetra, me një konsum të pretenduar prej rreth 60 mijë kËh, edhe pse objekti më pas ka qëndruar i papërdorur.Sipas denoncuesit, në faturimet e objektit mungojnë pikërisht periudhat, kur OSHEE e kishte objektin me qira. Ai përmend faturime në maj 2017, tetor 2017 dhe tetor 2020, ndërsa fatura e fundit bie ndesh me një procesverbal të prillit 2020, ku përcaktohej, se në objekt nuk kishte pasur energji dhe matësi rezultonte i ndërprerë.“Stop” iu drejtua OSHEE-së së Tepelenës. Drejtori aktual Besnik Muça pranon, se kilovatët rezultojnë në sistem, por nuk janë hedhur në kohë reale, në periudhën, kur OSHEE kishte objektin me qira. Ndërkohë, personat, që kanë kryer veprimet dhe faturuesja e asaj kohe, nuk janë më në detyrë.Më pas, “Stop” iu drejtua OSHEE-së qendrore, për të kërkuar sistemimin e situatës. Sipas denoncimit, institucioni nuk e korrigjoi problemin dhe barrën e faturave ia la qytetarit, duke pretenduar, se janë bërë pagesat në periudhën, kur OSHEE ka qenë në objekt.

Të Fundit