Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte, ka goditur dhe dëmtuar murin rrethues të një banese.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se pas aksidentit ka dhunuar pronaren e banesës, ndërsa nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Rrugore për kryerjen e testit të alkoolit.



