Përndoqi dhe dhunoi ish-partneren, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! Kanosi edhe punëdhënësin e saj

Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës pasi dyshohet se për rreth 2 muaj, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Sipas raportimeve të policisë, 33-vjeçari më datë 17.09.2026, dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, ku e ka dhunuar dhe kanosur.

Ndërkohë, ditën e djeshme 33-vjeçari ka kanosur punëdhënësin e kësaj shtetaseje, për ta hequr atë nga puna.

Të Fundit