Arrestimi i drejtoreshës së SHISH-it dhe kontrollet në banesën e Ilir Prodës/ Shehaj: Po bie shteti kriminal i Edi Ramës, të japë dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas aksionit të SPAK që ka çuar në vënien me masë “arrest shtëpie” të drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni dhe për kontrollet e ushtruara në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Në një reagim në rrjetet Shehaj thotë se tashmë pushteti i Edi Ramës po bie dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Ramës sapo iu arrestua edhe shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni, ndërsa ish-drejtorit të përgjithshem të policisë, Ilir Proda i bënë kontrolle në banesë. Skandali i AKSHI-t po nxjerr zbuluar shtetin kriminal të Edi Ramës.

Pushteti i tij po shkërmoqet. Rama duhet të japë dorëheqjen! Të mbajë përgjegjësi për kompromentimin e të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar.”, thekson Shehaj.

Sipas Shehajt, pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt, hetimeve dhe kërkesës nga SPAK për arrestimin e ish zv-kryeministres Belinda Balluku, tani po zbulohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme se është cenuar edhe institucioni që duhet të ruajë sigurinë e vendit, Shërbimi Sekret.

“Pushteti kriminal i Ramës po shkërrmoqet përditë. Nuk ka institucion të rëndësishëm që nuk është kompromentuar”, shprehet kreu i Mundësia.

Të Fundit