STOP-EMISIONI 11(Sezoni 12) 21 Shtator 2026-OSHEE merr objektin me qira, i le borxh te zotit te nderteses 21 milione leke fatura

Jemi në Tepelenë, ku qytetari Gëzim Lika denoncon një faturim të pazakontë nga OSHEE për një objekt, që ia kishte dhënë me qira vetë OSHEE-së për periudhën prill 2015 – prill 2017.Pas largimit të OSHEE-së nga objekti, Lika thotë, se nisën t’i mbërrinin fatura të majme energjie, që në total arrijnë rreth 21 milionë lekë të vjetra, me një konsum të pretenduar prej rreth 60 mijë kwh, edhe pse objekti më pas ka qëndruar i papërdorur.Sipas denoncuesit, në faturimet e objektit mungojnë pikërisht periudhat, kur OSHEE e kishte objektin me qira. Ai përmend faturime në maj 2017, tetor 2017 dhe tetor 2020, ndërsa fatura e fundit bie ndesh me një procesverbal të prillit 2020, ku përcaktohej, se në objekt nuk kishte pasur energji dhe matësi rezultonte i ndërprerë.“Stop” iu drejtua OSHEE-së së Tepelenës. Drejtori aktual Besnik Muça pranon, se kilovatët rezultojnë në sistem, por nuk janë hedhur në kohë reale, në periudhën, kur OSHEE kishte objektin me qira. Ndërkohë, personat, që kanë kryer veprimet dhe faturuesja e asaj kohe, nuk janë më në detyrë.Më pas, “Stop” iu drejtua OSHEE-së qendrore, për të kërkuar sistemimin e situatës. Sipas denoncimit, institucioni nuk e korrigjoi problemin dhe barrën e faturave ia la qytetarit, duke pretenduar, se janë bërë pagesat në periudhën, kur OSHEE ka qenë në objekt.

Kemi dalë në rrugë dhe kemi zhvilluar një test spontan në rrugë, duke u bërë qytetarëve disa pyetje të thjeshta rreth vendeve dhe monumenteve të njohura në botë: ku ndodhet Kanali i Panamasë, Muri i Madh Kinez, Vatikani, Kanali i Suezit, apo Deti i Vdekur. Disa qytetarë ngatërrojnë shtetet dhe vendndodhjet, duke dhënë përgjigje krejt të pazakonta. Madje një nga të intervistuarit thotë, se Muri i Madh Kinez është në Gjirokastër, pranë kalasë.

Një qytetare nga Kukësi iu drejtua emisionit “Stop”, pasi prej rreth 7 muajsh priste zbardhjen e vendimit të divorcit nga ish-bashkëshorti. Vendimi për zgjidhjen e martesës ishte marrë në nëntor 2025 dhe kishte marrë formë të prerë, nga gjyqtarja Ajshe Xhafa, por qytetarja nuk po arrinte të merrte dokumentin e zbardhur.Situata, sipas denoncueses, kishte sjellë pasoja edhe për fëmijët e saj binjakë, pasi moszbardhja e vendimit, pengonte rregullimin e të dhënave të tyre familjare.Koordinatori Arben Sokoli tha, se afati për zbardhjen e një vendimi është 15 ditë deri në një muaj, ndërsa vonesën e justifikoi me problemet shëndetësore të gjyqtares.Pas ndërhyrjes së emisionit, qytetarja u thirr sërish në gjykatë, pasi u konstatuan edhe gabime në të dhënat personale në vendim. Korrigjimi i këtyre gabimeve zgjati vetëm një ditë.Vetëm 48 orë pas ndërhyrjes së “Stop”, denoncuesja konfirmoi, se kishte marrë zbardhjen e vendimit dhe se çështja ishte zgjidhur.

Të Fundit