Tiranë/ Furgoni me pasagjerë përplaset me bordurën në Kashar, katër të lënduar!

Një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë, duke u përplasur me betonat anësor të rrugës.

Si pasojë, disa pasagjerë janë dëmtuar lehtë, më shumë gërvishtje, pa probleme për jetën. 4 prej tyre janë dërguar te Trauma për mjekim

Policia Rrugore është në vendngjarje për të sqaruar të plota rrethanat.

Të Fundit