E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

Hetimet ndaj Granit Xhakës, vjen reagimi i kapitenit të Zvicrës: Nuk kisha besim te vaksinat kundër COVID-it, bëra një gabim dhe më vjen keq

Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i Zvicrës pranoi se kishte marrë një certifikatë vaksinimi në një kohë kur kishte dyshime dhe shqetësime të forta rreth vaksinës. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Xhaka tha se sot e konsideron atë vendim të gabuar.

“Dëshiroj ta trajtoj personalisht këtë çështje. Në atë kohë, në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, isha shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime serioze. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i prekur nga frika dhe pasiguria”, u shpreh Xhaka. Ai pranoi se, në vend që të kërkonte përgjigje për shqetësimet e tij përmes rrugëve zyrtare, kishte siguruar një certifikatë vaksinimi.

“Në këtë situatë emocionalisht të ngarkuar, mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia të pazgjidhura përmes kanaleve të duhura.

Sot e shoh qartë se ky nuk ishte veprimi i duhur. Ishte një gabim. Më vjen keq.

Marr përgjegjësinë për vendimin tim, do të përballem me procesin për sqarimin e fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përkatëse”, deklaroi kapiteni i Zvicrës.

Rasti lidhet me një hetim të Prokurorisë së Kantonit të Lucernës ndaj dyshimeve se një mjeke kishte lëshuar certifikata vaksinimi pa kryer vaksinimin përkatës. Mjekja i ka mohuar akuzat.

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se po hetojnë nëse në këtë rast ka pasur veprime me karakter penal, përfshirë marrjen në mënyrë mashtruese të një certifikate të rreme apo falsifikimin e dokumenteve.

Sipas raportimeve, Xhaka pritet të paraqitet para prokurorisë muajin e ardhshëm për të dhënë dëshminë e tij.

Në Zvicër, falsifikimi i dokumenteve mund të dënohet me gjobë të konsiderueshme ose me burgim deri në pesë vjet. Megjithatë, çdo përgjegjësi konkrete penale e Xhakës do të përcaktohet nga autoritetet dhe procesi përkatës.

Pas publikimit të deklaratës së tij, Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës të kombëtares zvicerane.

Federata Zvicerane e Futbollit bëri të ditur se vendimi është marrë bashkërisht me lojtarin, duke vlerësuar se në këtë periudhë ishte më e përshtatshme që ai të mos ishte pjesë e ekipit.

Presidenti i federatës, Peter Knäbel, tha se Xhaka e kishte informuar drejtuesit për situatën dhe kishte vendosur të merrte publikisht përgjegjësinë.

“E mirëpresim faktin që Granit e ka ndërmarrë këtë hap dhe është i gatshëm të përballet me pasojat. Në të njëjtën kohë, kemi arritur në përfundimin e përbashkët se është në interesin e ekipit që ky grumbullim të zhvillohet pa të”, tha Knäbel.

Pas përfundimit të ndeshjeve të këtij muaji, federata dhe Xhaka pritet të rivlerësojnë situatën dhe të diskutojnë hapat e mëtejshëm.

Xhaka ishte pjesë e Arsenalit në periudhën kur dyshohet se është siguruar certifikata. Ai u largua nga klubi londinez në vitin 2023 për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit, ndërsa në vitin 2025 u rikthye në futbollin anglez me Sunderlandin.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑