Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se qeveria e saj së shpejti do të miratojë masa të reja që do të vendosin një kufi për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë në vend.
Kjo ishte njoftuar më parë edhe nga Ministri italian i Arsimit Giuseppe Valditara. Kryeministrja italiane tha se prindërit e nxënësve të huaj me performancë të dobët akademike do të detyrohen të mësojnë italisht, ndërsa përdorimi i burkave dhe hixhabeve do të ndalohet në të gjitha shkollat italiane.
“Italianët nuk duhet të ndihen si pakicë në shkolla, nuk mund ta pranojmë këtë “, theksoi Meloni, duke folur në festivalin rinor të partisë së saj “Vëllezërit e Italisë”.



