Punësohej në subjekte të ndryshme që të vidhte xhirot ditore, vihet në pranga 39-vjeçarja

Policia e Tiranës ka nisur ka nisur hetimet për për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë. Si rezultat i operacionit u bë kapja e shtetases Kumrie Zika 39 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur ne kërkim.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.

Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Të Fundit