STOP-EMISIONI 142(Sezoni 11) 20 Mars 2026-I hengren qente, ngordhen apo u shiten, si degjeneroi sherri per shitjen e deleve

Ilir Barçi denoncon në emisionin “Stop” një konflikt për shitjen e 18 deleve tek Shkëlqim Xhafka në fshatin Hoçisht në Bilisht. Sipas tij, marrëveshja është bërë për rreth 5.2 milionë lekë, por ai ka marrë vetëm 3 milionë, ndërsa pjesa tjetër, prej 2.2 milionë lekësh, nuk i është kthyer. Për shkak të një operacioni shëndetsor, ai nuk ka mundur t’i rimarrë delet dhe sot kërkon ose paratë, ose bagëtinë, por pa rezultat. Ai pretendon gjithashtu, se policia nuk i ka pranuar kallzimin, edhe pse është paraqitur disa herë, duke e orientuar ta zgjidhë çështjen në gjykatë.Gjatë verifikimeve në terren, gazetarët përballen fillimisht me bashkëshorten e Shkëlqimit, e cila deklaron, se delet ishin jo cilësore, ndaj janë bërë ushqim për qentë. Ajo refuzon çdo detyrim financiar. Më pas, djali i tyre jep një version tjetër, duke thënë, se delet kanë ngordhur.

Një frut avokado me numër serie, që tregon matrikullimin e cdo produkti, është pamja, që vjen nga supermarketet e botës. Në të kundërt, në Shqipëri, është bërë e zakonshme, që produktet ushqimore të shiten të skaduara, të helmuara dhe pa gjurmueshmëri. Madje ditët e fundit, një sasi misri e zbuluar me aflatoksinë, pasi u bllokua, rezultoi, se ishte hedhur sërish në treg dhe ishte shitur.

Lidhur me konfliktin e gjeneruar për shitjen e 18 deleve dhe mosmarrjen e parave të plota në fshatin Hoçisht në Bilisht, vetë blerësi, Shkëlqim Xhafka, në ballafaqim me palën denoncuese, mohon detyrimin dhe kërkon prova me shkrim për marrëveshjen. Por në një moment tjetër, ai pretendon, se delet i ka shitur për pastërma.Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim, palët nuk arrijnë në një marrëveshje. Shkëlqimi pranon pjesërisht marrjen e deleve dhe pagesën e 3 milionë lekëve, duke ofruar një zgjidhje kompromisi, por kjo nuk pranohet nga Ilir Barçi, duke lënë konfliktin të pazgjidhur.

Të Fundit