Pasditen e djeshme një person, i quajtur Andi Zorba, ka goditur gazetarin e emisionit Stop, Andrelin Prifti, në rrugën “Pjetër Budi, pas Ambasadës Amerikane në Tiranë. Zorba, ka guxuar ta qëllojë gazetarin me shkelm, pasi ishte denoncuar disa herë nga qytetarët, se i ka mashtruar, duke i premtuar kontrata në skuadra futbolli, por u zhdukur, pasi ka marrë paratë.Gazetari ka bërë kallzim në komisariatin numër 1 dhe i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.Ky nuk është rasti i parë i goditjes së gazetarëve tanë për shkak të detyrës.Në korrik 2017,një investigim i emisionit ‘Stop” tregoi, se një kamion i ngarkuar me mbetje spitalore, përfundoi në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.Gazetari i “Stop” Genci Angjellari, kërkoi shpjegim për krimin mjedisor nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, ushtroi dhunë mbi gazetarin.Në mes të shkurtit 2022, gjatë një investigimi për pretendimet e një zonje për hapjen e një testamenti, noterja Majlinda Lleshi e mbylli zonjën në zyrë, derisa kjo e fundit thirri policinë.Pasi erdhi policia, noterja Lleshi, në sy të forcave të rendit, kërcënoi gazetarin e “Stop”, se do ta vriste, duke e goditur fizikisht atë dhe kameramanin.Në fundmarsin e vitit 2023, noterja e Fierit Anila Haxhiu, pasi mashtroi një qytetar dhe e kapur me presh në duar, mbylli me celës në zyrë gazetaren e “Stop”. Më pas ajo thirri në ndihmë bashkëshortin Ilirjan Ymeri dhe ky i fundit goditi me grusht kameramanin.10 ditë më parë gjatë shqyrtimit të një problemi të një zonje me kadastrën, drejtori i ASHK-së Kamëz Vorë, Agron Cerri iu shmang përgjegjësisë, por në sy të tij një person, që shoqëronte drejtorin, e goditi në shpinë me celular gazetaren e emisionit “Stop”.
