Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona i cili akuzohet për “shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Burime për mediat bëjnë me dije se Kona nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit këtë të premte pasi ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është duke marrë mjekim pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.
Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona u arrestua dy ditë më parë, 20 nëntor 2024. Atij i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Kona është denoncuar nga Bilal Kertusha për një tokë në Ishëm, e cila i ka kaluar Kujtim Demiraj.